Sindikata kërkon 35 orë punë në javë dhe 2 janari e 2 maji ditë jopune

Sindikata e të Punësuarve në Administratën Gjyqësore dhe disa organizata joqeveritare do t’i dorëzojnë Qeverisë nismë që 2 janari dhe 2 maji të shpallen ditë jopune, siç kanë qenë në të kaluarën.

Marketing

Përveç kësaj, ata do të kërkojnë që një ditë pune të zgjasë shtatë dhe jo 8 orë sa është aktualisht, sipas trendeve të vendeve të BE-së.

“Sindikata e të Punësuarve në Administratën Gjyqësore vlerëson se është koha e duhur që Maqedonia të bashkohet me vendet anëtare të BE-së dhe trendet e reja me të cilat do të ndryshohet kjo dispozitë e Ligjit të punës në një mënyrë që do të përcaktohej shtatë orë pune ose 35 orë në javë. Në të njëjtën kohë, ngremë nismën për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për festa dhe shpalljen e 2 majit dhe 2 janarit si festa”,- theksoi Peco Grujovski nga SPAGJ

Marketing