Sindikata kundër xhirimit të Tripunovskit

Pasi zëvendësministri shtesë i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski me kamerë hyri në zyrat e Njësisë Rajonale të ministrisë në Berovë dhe i incizoi pa paralajmërim të punësuarit, kryertari i Sindikatës së Punëtorëve Administrativ dhe shoqatave të qytetarëve Pece Grujovski shkoi para dyerve të Ministrisë së Bujqësisë.

Marketing

Nga atje për media tha që sjellja e zëvëndësministrit Cvetan Tripunovski në zyrat e njësitit rajonal ka shkelur integritetin personal të të punësuarve dhe karakterizohet si mobing.

“I njoftojmë të gjithë ato që kanë funksione publike, që mos të keqpërdorin funksionin publik, dhe mos ta shfrytëzojnë për marketing partiak dhe qëllime politike, dhe mos t’i përdorin për marketing politik”, deklaroi kryetari i Sindikatës Pece Grujovski.

Ministria e Bujqësisë distancohet dhe e dënon veprimin e ministrit shtesë. Prej atje, përmes një kumtese me shkrim thonë se me hyrjen dhe incizimin e të punësuarve është shkelur privatësia dhe të dhënat e tyre personale.

“Këta hapa nuk janë praktikë në funksionimin e Ministrisë së Bujqësisë, por akt personal i Tripunovskit, me të cilin nuk pajtohemi dhe e dënojmë ashpër. I bëjmë thirrje zëvendësministrit shtesë, Cvetan Tripunovskit, të përmbahet nga veprime të tilla përmes të cilave në mënyrë të drejtpërdrejtë prishet reputacioni i Ministrisë së Bujqësisë”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se zëvendësministri shtesë vetëm e ka kontrolluar punën e të punësuarve. Videoja e titulluar si “Vizitë e jashtëzakonshme dhe kontroll në Njësinë Rajonale në Berovë”, ishte publikuar në Facebook nga ana e zëvendësministrit, Tripunovski. TV21 dje kontaktoi me Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale, prej ku na thanë se zëvendësministri Tripunovski nuk ka guxuar t’i publikojë fytyrat e personave që i ka incizuar dhe se kjo mund të karakterizohet si mobing.

Marketing