Sinoptikanët paralajmërojnë mot të ftohtë me temperaturë deri -14 gradë

Sinoptikanët e vendit ditëve në vijim në mbarë vendin paralajmërojnë mot të ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës dhe erë të fuqishme. Mëngjeset do të jenë të ftohta deri në minus 14 gradë, ndërkaq ditët do të jenë me temperaturë nën zero. Ngjashëm do të jetë edhe për fundjavë. Stabilizim i motit pritet nga e hëna.

Marketing

“Moti nesër do të jetë i ftohtë, në më shumë vende do të ketë të reshura të borës me erë të fuqishme. Dy ditët e para të javës së ardhshme moti do të jetë stabil, i thatë, por edhe më tej do të jetë ftohtë. Reshje të reja të shiut priten të mërkurën gjatë orëve të pasdites”,- theksoi sinoptikania, Lençe Rizovja.

Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete. Obligimi do të zgjasë deri më 15 mars 2019.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandon shoferët që të drejtojnë makinat me shpejtësinë e lejuar, për shkak të rrugëve me mbetje të borës.

“Vëmendje e posaçme nevojitet në rrugët që kalojnë nëpër gryka dhe ato drejtime rrugore ku një kohë më të gjatë po kryhen punime”,- theksoi përfaqësuesja e LAMM, Radmilla Lepçevska.

Ndërkohë që mjekët presin deri në fund të janarit rritje të numrit të pacientëve të prekur nga gripi, si pasojë e uljes së temperaturave.

Marketing