Sipas Kushtetutës, Gruevski nuk është më deputet

Parlamenti duhet t’i referohet menjëherë Kushtetutës edhe pse opozita dhe mazhoranca po përgatiten për seanca maratonë, si në Komisionin për Çështjet e Mandatit dhe Imunitetit, po ashtu edhe në seancën plenare, ku të gjithë deputetët do të votojnë për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit, i cili është i dënuar dhe në arrati.

Marketing

Neni 65 i Kushtetutës është i qartë dhe ai tashmë i ka marr mandatin deputetit që nuk është paraqitur në punë për gjashtë muaj dhe nuk e ka justifikuar mungesën e tij, shkruan SDK.

“Deputetit mund t’i merret mandati kur dënohet për një vepër penale ose ndonjë shkelje tjetër që e bën atë të padenjë për të kryer detyrën e deputetit, si dhe për mungesë të pajustifikuar nga Kuvendi për më shumë se gjashtë muaj.
Heqjen e mandatit e përcakton Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. ”

Sipas fjalisë së fundit, deputetët vetëm verifikojnë dhe formalizojnë detyrën që u është dhënë atyre me Kushtetutë dhe të cilat duhet ta përmbushin.