Sipas logjikës së Gjykatës jeta e Sazdovskit është 6 herë më e vlefshme se jeta e Almir Aliut

Arta Bilalli Zendeli
Aktgjykimet shpallen në emër të popullit me qëllim që ta reflektojnë pranueshmërinë ose mos pranueshmërinë e krimit nga shoqëria, komuniteti ose populli.

Marketing

Shqiptimi i dënimeve të ndryshme për vepra të ngjashme është tregues serioz se gjykata nuk e peshon mirë situatën dhe (mos)pranueshmërinë e krimit nga komuniteti.

Në rastin e Nikola Sazdovskit dhe Almir Aliut, gjykatat, ndoqën koordinata diametralisht të kundërta.

Faktikisht, te rasti Sazdovski, nisi si dhunë e mbaroi si vrasje e rëndë (nga e lehta kah e rënda), kurse te rasti Almiri, nisi si vrasje e mbaroi si vepër e rëndë kundër jetës dhe pasurisë në komunikacion (nga e rënda kah e lehta).

Te rasti Sazdovski, u shqiptuan 38 vite burgim (2×19 vite), kurse te rasti i Almirit vetëm 6 vite e gjysmë! Sipas kësaj, jeta e njërit vlen gati sa 6 herë jeta e tjetrit (38:6.5=5.85).

Unë nuk pajtohem. Kryerësit, respektivisht të dënuarit, janë të nacionaliteteve të ndryshme.

Po ashtu edhe viktimat. Por, të gjithë janë shtetas të të njëjtit shtet! Jeta e çdo njeriu peshon sa jeta e tjetrit! Çdo krim duhet të dënohet!
Puna e çdo gjykatësi duhet të vlerësohet! #drejtësi

Marketing