Sipas Zaevit shqiptarët në kulturë morën 25.96%

Edhe pse të gjithë thonë se për kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, këtë vit u ndanë 16% e mjeteve, për kryeministrin Zoran Zaev kjo përqindje rritet edhe për 10%.

Marketing

Ai pasi lexoi përqindjet që shkuan në veprimtaritë e caktuara, deklaroi se për kulturën shqiptare kanë shkuar 25.96% e mjeteve të ndara për programin kulturor 2021.

“Nëse e shohim gjeneralisht nga të gjitha mjetet në programin kulturor, nga të gjitha veprimtaritë, është siç vijon. Maqedonasit 60.26% bartës të projekteve, shqiptarë 25.96% bartës të projekteve, të tjerët janë mbi 13%”, tha Zaevi.

Zaevi për programin kulturor: Regjistrimi do të na tregojë si ti ndajmë paratë

Përndryshe, në 5 vitet e fundit të paktën 30% e buxhetit ka shkuar për kulturën shqiptare në kuadër të projekteve me interes nacional. Në kohën kur Ministër ishte Hysni Ismaili, buxheti ishte 40%. Po këtë vit, Ministrja e Kulturës Irena Stefonska, vendosi që vetëm 16% të ndahet për projektet shqiptare. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, thotë se kjo po krijon precedent që në të ardhmen rrezikon që një proces artistik të shndërrohet në teknik.