Sirena dhe alarme do të dëgjohen në ambasadën e SHBA-së

Ambasada e SHBA-së në Shkup njofton se do të mbajë stërvitje për urgjencë të shpejtë, ku është e mundur që të dëgjohen sirenat dhe alarmet.

Marketing

“Më 20 dhjetor në orët e mbrëmjes, Ambasada e SHBA-së në Shkup do të mbajë stërvitje për urgjencë të shpejtë. Ngjarja do të mbahet në ambientet e ambasadës dhe si pjesë e stërvitjeve do të dëgjohen tingujt e sirenave dhe alarmeve në publik”, deklarojnë nga ambasada.

Marketing