Sistematizimi i administratorëve, Hoxha: Prioritet institucionet me përfaqësim të ulët

nde nuk ka përfunduar sistematizimi i të gjithë administratorëve që merrni paga pa shkuar asnjë ditë në vendin e tyre të punës. Zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha, se sistematizimi ishte prioritet i Qeverise dhe Sekretariatit për implementimin e marrëveshjes së Ohrit për 2018 –tën, por për shkak të vështirësive që u has në zbatimin e vendimit qeveritar, i njëjti do të vazhdojë edhe në vitin 2019-të, për kur është paraparë faza e dytë e sistematizimit në ato institucione ku përfaqësimi i shqiptarëve nuk është në nivel të duhur.

Marketing

“Deri më tani 300 nëpunës administrative kanë nënshkruar marrëveshjen finale, janë transferuar në institucionet përkatëse ndërsa për pjesën tjetër shumë shpejt do përfundoj procedura për sistematizim në ato institucione ku përfaqësimi nuk është në nivel që parashihet” – tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

Sa i përket paralajmërimeve të Ministrit të Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, për riorganizimin e administratës dhe transferimin e administratorëve tepricë në sektorin privat, Hoxha vlerëson se një transferim i tillë do bëhet vetëm me pëlqimin e administratorit dhe institucioneve përkatëse.

“Çdo sistematizim i një nëpunësi administrative, bëhet me pëlqimin e dy institucioneve përkatëse dhe pëlqimin e nëpunësit administrativ. Qëllimi i këtij programi është sistematizimi në institucionet shtetërore dhe jo në sektorin privat në ato institucione shtetërore të ngrihet niveli i përfaqësimit të drejtë edhe adekuat ku është konstatuar në bazë të raporteve vjetore që dorëzohen në SIOM ku përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe bashkësive tjerë amë të vogla nuk është në nivel të duhur” – u shpreh Hoxha.

Ministria e Shoqërisë Informatike pas analizave të kuadrit që aktualisht punon në administrate dhe tepricës së konstatuar të administratorëve në disa institucione , ka paralajmëruar riorganizim.

Duke filluar nga viti 2019 do të bisedohet me përfaqësues të biznes sektorit që administratorët me vet dëshire dhe me plotësimin e kushteve të caktuara të transferohen në sektorin privat.

Qëllimi i riorganizimit është sigurimi i kushteve më efikase dhe shërbimeve më të mira për qytetarët./al.mrt/

Marketing