‘Sistemi për ujitje’, Selami ndan 43 kontrata për fermerët

Zëvendësdrejtori i agjensionit për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Abdul-Selam Selami sot ka nënshkruar 43 kontrata për fermerët për masën “Investime për sistemet nëntokësore për ujitje pikë-pikë”.

Sot filluam me nënshkrimin e 43 kontratave për masën “Investime për sistemet nëntokësore për ujitje pikë-pikë”, nga Programi i Zhvillimit Rural.

Me këtë masë, mundësojmë bashkëfinancimin e shpenzimeve për prokurimin e pajisjeve të ndryshme të nevojshme për instalimin e sistemeve të ujitjes pikë-pikë, si dhe shërbime për kryerjen e punimeve ndërtimore, instalimin e pajisjeve, si dhe përgatitjen e elaborateve dhe dokumentacionit teknik.
Për këto 43 kërkues me të cilët lidhëm kontrata, do të paguhen afërsisht 20 milion denarë.