Situata aktuale me Koid 19 në Tetovë, reagon PDSH

Rastet e reja në Tetovë në 24 orët e fundit paraqesin njëvatër të rezikshme të epidemisë e që flet për një qasje joprofesionale të institucioneve shëndetësore nëtestimin dhe izolimin e pacientëve bartës me Covid-19.

Marketing

PDSH vazhdimisht ka kërkuar rritjen e numrit të testimeve, izolimin apo vendosjen e pacientëve si bartës me koronavirus në institucionet shëndetësore për të parandaluar zgjërimin e numrit të personave tëprekur, gjë që fatkeqësisht institucionet shëndetësore nuk e bënë.

Pas Kumanovës, Shkupit, Dibrës, Strugës edhe nëTetovë kemi personel shëndetësor të infektuar nëQendrën Klinike të Tetovës. Kjo flet për mungesën e paisjeve adekuate mbrojtëse për personelin shëndetësor, si dhe mosvënien në funksion të Spitalit Covid gjegjësisht të Spitalit në fshatin Leshkë.

Mosaktivizimi i këtij spitali paraqet rrezik të jashtëzakonshëm për infektimin e personelit shëndetësor, si dhe pamundëson dhënien e shërbimeve shëndetësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ashtu sic ndodhi në Spitalin e Kumanovës.

Shtabi virtual i Komunës së Tetovës gjithmonë takohet pas rritjes së numrit të personave të infektuar, duke mos marrë masa parandaluese dhe vëtëm bën konstatim tëgjendjes, apo merr rolin e zëdhënësit të epidemisë.Artisti Bujar Osmani sot në Tetovë deklaroi se është duke u përgatitur një plan i ri, që do të thotë se deri më tani ose nuk ka pasur plan të vjetër, ose ky plan i vjetër aspak nuk ka funksionuar. Në deklaratën e tij të mëtutjeshme ai konstatoi se Spitali i Tetovës i plotëson të gjitha kushtet për trajtim me Covid-19, gjë e cila është absolutisht e pavërtetë dhe e papërgjegjshme.
Kërkojmë nga institucionet shëndetësore që të marrin hapa të shpejta dhe konkrete duke rritur numrin e testeve në vatrën e re të Epidemisë – Tetovë, duke identifikuar personat e infektuar dhe vendosjen e tyre në institucione shëndetësore, e jo në izolim shtëpiak. Me këtë do të parandalojmë zgjerimin e të infektuarve të ri ku ata jetojnë dhe veprojnë.
I thërrasim qytetarët që t’i respektojnë masat e distancimit social, mbrojtjes dhe higjienës personale.

Komisioni për Shëndetësi – PDSH

Marketing