Situata del jashtë kontrollit në Ksamil, vatra e zjarrit shumë pranë banesave (VIDEO)

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Ksamil, ku janë djegur shkurre,ullishte dhe drufrutore.
Zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa pranë tij ndodhen edhe banesa.

Marketing

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 15 forca zjarrfikëse dhe 8 forca vullnetare. Situata në Ksamil ka dalë jashtë kontrolli pasi terreni është shumë i vështirë dhe kërkohet ndihmë me forca ushtarake.

Marketing