Situata e rëndë me zjarret, Grubi: Institucionet po bëjn maksimumin, ju lutemi për kujdes

Zëvendëskryeministri i parë Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se institucionet kompetente po bëjnë maksimumin lidhur me situatën e rëndë me zjarrë në të cilën gjendet vendi, por që kujdesi maksimal duhet të jetë dhe nga ana e qytetarëve. Krahas kësaj ai bën edhe apel që të kemi kujdes me natyrën.

Marketing

Ja postimi i Grubit:
Duke u kthyer nga Krusheva, në lidhje me zjarrin në Koçani dhe zjarret në Likovë dhe vendet tjera u dëgjova me drejtorin e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Bekim Maksuti i cili më njoftoi për situatën e fundit ku shumica e zjarreve janë lokalizuar ndërsa për nesër paralajmërohet edhe ndihmë nga fqinjtë përveç mobilizimit maksimal vendor për shuarje të zjarreve.
Ju lutem për kujdes maksimal me natyrën. Institucionet e bëjnë punën e tyre, por qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes gjithashtu.