Situata KOVID bëhet e frikshme në Brazil, rreth 20 mijë raste në një ditë

Rastet e reja me koronavirus në Brazil kanë shënuar një rritje rekord në 24 orët e fundit pasi u raportuan afërsisht 20 mijë të tilla.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë raportoi 19,951 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 291,579. Kjo e bën Brazilin vendin e tretë në botë për nga numri i rasteve me të infektuara me koronavirus.

Vdekjet e raportuara të shkaktuara nga koronavirusi u rritën gjithashtu me 888 të mërkurën, duke çuar numrin total në 18,855 vdekje, citon CNN ministrinë

I pyetur në lidhje me numrat në rritje të Brazilit të martën, presidenti amerikan Donald Trump tha se ai po shqyrton ndalimin e udhëtimit për Brazilin.

“Ne jemi duke e shqyrtuar atë. Ne shpresojmë që ne nuk do të kemi problem”

Marketing