Situata me përmbytjet/ Rama mbledh ministrat: Kemi marrë të gjitha masat

I sapo kthyer nga Greqia, kryeministri Edi Rama thirri me urgjence mbremjen e te premtes mbledhjen e Komitetit te Emergjencave per situaten e krijuar nga permbytjet. Pasi dëgjoi raportimet e ministrave, Rama tha se janë marrë të gjitha masat për t’u ardhur ne ndihme qytetareve ne çdo rast nevoje.

Marketing

Ne kemi një protokoll standard për emergjencat civile dhe për nivelet e gaditshmërisë dhe për përshkallëzimin e prezencës në tërritor. Të gjitha këto janë zbatuar. Situata nuk ka si të jetë e pelqyeshme në ato zona ku reshjet kanë qënë intensive. Është fakt që falë punës së bërë në kullimin dhe në kapacitetet mbrojtëse sot me këtë sasi reshjesh kemi një gjëndje shumë më të pranueshme dhe nën kontroll se çfarë do të kishte ndodhur në ato vite kur ndodhej hataja.”

Akuzave për mosmarrjen e masave ne kohe edhe pse Instituti i Gjeoshkencave e paralajmëroi rendimin e gjendjes per shkak te reshjeve te shiut kryeministri iu pergjigj duke thene se qeveria nuk mund te gjeje vaksine per deshperimin e opozites.

“Akuzave politike s’kemi ca u bëjmë. Edhe COVID iu gjet vaksima. Shpresojmë që ta sjellim përpara afatit. Ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula. Ata kapen pas çdo mundësie iluzore dhe natyrisht ndaj çdo fatkeqësie për të bërë politikë. Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë.”

Sipas kryeministrit, Komiteti i Emergjencave Civile eshte duke e ndjekur situaten ore pas ore ne te gjithe Shqiperine.

Marketing