Situatë e rëndë në Rrugën e Kombit, mjetet bllokohen nga dëbora

Situata e renduar nga moti i keq me borë e ngrica, ka bllokuar lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Kombit.
Gjatë paradites së të enjtes automjetet nuk kanë qarkulluar në të dy drejtimet e rrugës.

Marketing

Shkak për bllokimin e rrugës është bërë mungesa e pastrimit të borës dhe akullit nga borëpastrueset, raporton Tch.

Rruga e Kombit, një nga akset rrugore më të rëndësishme në vend, edhe gjate ditës së djeshme u bllokua për disa orë për të njëjtat arsye.