Sjellja e tifozëve në Teatrin Popullor,Grubi: Reagimet absurde dhe dyfytyrëshe

Deputeti i BDI-së Artan Grubi përmes një postimi në rrjestin social, fesjbuk ka hedhur poshtë pretendimet duke theksuar se gjatë këtij manifestimi nuk kishte asnjë sjellje të egër. Ai thotë se reagimet janë absurde dhe dyfytyrëshe.

Marketing

Sjellje e egër ishte hyrja me dhunë, rrahja dhe brohoritja në Kuvend më 27 prill, e jo festa e tifozëve me këndim në teatër, por jo edhe me vandalizëm dhe dhunë që do ta gjykoja në çdo moment. Unë nuk jam organizator i ngjarjes, por më duhet të theksoj që teatri i përket popullit, jo VMRO-së, LSDM-së, e as kastës, është ndërtuar me para tona, me paratë e qytetarëve, jo me paratë e VMRO-së e as kastës, por me paratë e qytetarëve dhe i takon qytetarëve”-pohoi Artan Grubi, BDI.

Marketing