S’ka akullore për okupatorët: Brendi i njohur tërhiqet nga territoret e okupuara palestineze nga Izraeli

Akullorja e famshme Ben & Jerry ka njoftuar që nuk do të shes më akulloret e saj në territoret e okupuara palestineze, duke thënë se një gjë e tillë “bie ndesh me vlerat tona”.

Marketing

Njoftimi i të hënës është prej tërheqjeve të profilit më të lartë nga një brend i madh nga vendbanimet izraelite që shihen si të paligjshme nën ligjin ndërkombëtar.

Në një deklaratë të postuar në uebsajtin e kompanisë, akullor-prodhuesit nga Vermonti thonë që njohin “shqetësimet e ndara nga fansat tonë dhe partnerët e besueshëm.”

Aida Touma-Sliman, një ligjbërëse izraelite shkroi në Twitter se vendimi i Ben&Jerryt ishte “i përshtatshëm dhe i moralshëm”, raporton Guardian.

Ajo shtoi se “territoret e okupuara nuk janë pjesë e Izraelit” dhe që ky hap ishte një hap i duhur për t’i bërë presion qeverisë izraelite që t’i jepte fund okupimit.

Por, ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, e ka quajtur vendimin “një kapitullim të turpshëm ndaj anti-semitizmit”.

Marketing