S’ka fitues në sfidën Frankfurt – Chelsea

Eintracht Frankfurt dhe Chelsea kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Europa League.

Marketing

Eintracht Frankfurt dhe Chelsea kanë lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Europa League, pasi në takimin e parë barazuan 1-1, raporton Gazeta Express.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me sulmuesin në top formë, Luka Jovic. Ai shënoi për 1-0 në minutën e 23’.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Chelsea barazoi në 1-1 rezultatin ndaj Eintracht Frankfurt.
Ishte sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez, ai që shënoi në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Sarri inkuadroi Mateo Kovacic dhe Eden Hazardin, por as ata s’mundën të ndryshojnë ndeshjen, teksa nuk pati minuta për Gonzalo Higuainin.
Finalisti nga kjo përballje do të mësohet javën e ardhshme, kur dy skuadrat të zbresin në “Stamford Bridge”.

Marketing