S’ka kuadër as në gazetari. Sivjet janë regjistruar vetëm 21 studentë!

Profesioni i gazetarisë po përballet me mungesë të kuadrove profesional pasi këtë vit ka rënë numri i studentëve të regjistruar. Në këtë viti shkollor të programeve të gazetarisë në Fakultetet ë Maqedonisë janë regjistruar vetëm 21 studentë, transmeton MEDIAL.

Marketing

Mundësinë të të bëhen gazetarë të diplomuar, të rinjtë në vend e kanë në tre Universitetet Shtetërore, Të të të Shkupit, Tetovës dhe të Shtipit. Më shumë brucoshë ka në programin e gazetarisë në Fakultetin Juridik në Shkup -12, dyfish më pak apo 6 janë regjistruar në studimet e gazetarisë në Tetovë, derisa në studimet për mediat dhe komunikim me opinionin në Shtip janë regjistruar vetëm tre studentë.

Këto shifra janë më të vogla në krahasim me vitin e kaluar, ku numri i studentëve të regjistruar ka qenë 29. Renditja ka qenë pothuajse e njëjtë, 16 kanë qenë në Shkup, 10 në Tetovë dhe 3 në Shtip.

Marketing