S’ka marrëveshje për pakon e pestë e masave anti-krizë

Pakoja e pestë e masave anti-krizë ende pret për t’u votuar në kuvend. Edhe pse dje kaloi komision për financim dhe buxhet, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, nuk caktoi seancën plenare për këtë çështje. Kuvendi sot vazhdoi punimet e seancës së 32- të. Reaguan nga VMRO – DPMNE të cilët ftuan urgjentisht të caktohet seancë për votimin e pakos anti-krizë.

Marketing

“Nuk them se kuvendi është funksional, dhe se nuk ka probleme të tjera, megjithatë për pakon e pestë ekonomike nuk ka kurrfarë pengesash, ti tejkalojmë mospajtimet dhe këtë ta kalojmë gjatë ditës në interes të qytetarëve dhe ekonomisë. Grupi parlamentar i VMRO–DPMNE–së do të jep mbështetje maksimale.”,- tha koordinatori i VMRO–DPMNE–së, Nikolla Micevski.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se për momentin nuk janë përmbushur kushtet që të vazhdohet seanca për masat antikrizë edhe pse hodhi dyshimet për pjesëmarrjen e deputetëve të VMRO–DPMNE-së në votimin e këtyre ligjeve.

“Kuvendi nuk punon në bazë të propozimeve procedurale, e aq më pak në bazë të marrëveshjeve ndërpartiake. Ju me këtë procedurale doni të amnistoni veten nga përgjegjësia dhe doni gjithë fajin t’ia hedhin kryeparlamentarit se nuk e cakton vazhdimin e seancës. Po aktroni shpëtimtarë. Këto janë ligjet që i keni kaluar dje dhe si do të zbatohen këto ligje? Ju e dini se ende nuk janë marrë raportet e komisioneve që tua ndajë juve dhe kjo është bazë që të thërrasë vazhdimin e seancës.”,- tha kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Mazhoranca pret që kryeparlamentari të thërrasë seancën, por kjo sipas tyre do të ndodhë kur të hiqen gjitha dilemat për punë konstruktive të opozitës në zhbllokimin edhe të ligjeve të tjera.

“Edhe në koordinime kur dakordohen për pikë të caktuara, shpeshherë VMRO–DPMNE ka premtuar se s’do bllokojë, megjithatë ka vepruar ndryshe. Shumë mirë e dini se përkrah këtyre ligjeve ekzistojnë më shumë se 30 ligje që nuk janë zhbllokuar.”,- u shpreh deputeti i LSDM–së, Dime Vellkovski.

“Paralajmërohet nga ana e tyre se edhe më datë 20 , ditë e martë nuk do të marrin pjesë në seancën e kuvendit. Sigurisht se ai do ta thirr këtë seancë atëherë kur do të ketë garanci të mjaftueshme nga opozita se do të marrin pjesë, për arsye se fatkeqësisht shumica parlamentare dy deputetë i ka të sëmurë nga COVID–19.”,- theksoi deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.

Opozita me amendamente bllokon ndryshimet ligjore për administrator, arsimit të lartë, punë të brendshme, marrëdhënie pune dhe mbrojtje shëndetësore. Situata e krijuar ka bërë që edhe koordinimi i mbrëmshëm midis kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, me koordinatorët e partive parlamentare të rezultojë pa sukses, pasi Xhaferi ka kërkuar që kuvendi të zhbllokohet totalisht.

Marketing