S’ka vendim për qëndrimin ditor në shkolla

Komisioni për Sëmundje Infektive pavarësisht se diskutoi, nuk mori asnjë vendim për qëndrimin dhe mësimin tërë ditor në shkolla. Sipas KSI-s miratimi i këtij vendimi do të varet nga shumë faktorë. KSI-ja ka kërkuar nga Ministria e Arsimit të dorëzojë numër të saktë të fëmijëve që do të duhet të qëndrojnë më gjatë në shkollë për shkak të dy prindërve të angazhuar në punë. Nga ana tjetër shumë prindër të cilët ankohen se nuk mund t’i sigurojnë pajisjet për mësimin “online”, këmbëngulën që procesi të zhvillohet me prani fizike.

Marketing

Sipas përqindjeve, derisa shumica e prindërve kërkojnë prezencën fizike e ajo është 75 %, kjo nënkupton se 30-35 % e fëmijëve, e familjeve nga ky numër i madh sigurisht ndoshta nuk janë dakord për shkak se nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin me online”-tha Shpresa Useini, drejtore e sh.f “Ismail Qemali” Gostivar.

Marketing