Skandal, Alioski i padëshirueshëm në Prilep

Takimi i sotëm i familjes Alioski në një restorant në Prilep u shndërrua në makth, vetëm se Ezxhan Alioski dhe të afërmit e tij flisnin në gjuhën shqipe. Ezxhan Alioski, lojtar i kombëtar maqedonase dhe një nga lojtarët më të mirë që luajti kundër Polonisë dhe Austrisë edhe pse i lënduar, sot përjetoi një moment jo të këndshëm në Prilep.

Alioski sqaroi se deri sa ishte në restorant së bashku me familjen e tij, është lutur që të largohej nga restoranti për shkak se me të afërmit e tij ka biseduar në gjuhën shqipe.
Kjo është e turpshme dhe duhet të dënohet.

“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë, vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë ekip dhe ja çka përjetoj këtu. Derisa unë me të afërmit e mi kemi biseduar në gjuhën amtare, përndryshe unë nuk fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam koment, uroj që kjo mos t’i ndodh askujt”, tha Alioski i zemëruar dhe i revoltuar.