Skandal, ASH-AAA nxjerrin anketa fiktive të falsifikuara pa emër të kompanisë

Në një anketë të publikuar në disa media të afërta të koalicionit ASH-AAA ku thuhet se ky koalicion do të fitojë bindshëm është anketë e falsifikuar dhe fiktive. Në këtë anketë nuk thuhet se cili institut apo kompani e ka realizuar anketën por përmendet vetëm “Qendra për hulumtime politike dhe komunikim” që nuk ka emër kjo qendër, nuk ka adresë dhe që është realizuar ndoshta në zyrë dhe është plasuar në media të afërta të ASH-AAA, përcjell TS

Marketing

Sipas kësaj ankete fitkive të falsifikuar thuhet se kjo anketë është realizuar “sy më sy” me 1381 të anketuar në kontakt të drejpërdrejt sipas metodës të rastësishme në periudhë prej 28 qershor deri më 5 korrik të vitit 2020.

Kjo anketë fiktive e nxjerrë koalicionin ASH-AA fituese absolute në bllokun shqiptar edhe pse të gjitha anketat e vendit dhe të huaja me kredibilitet si IRI, NDI, DBC Danube, Brima- Gallup, Insititui IPIS, Maret Vizion, BIRC, Pavel Shatev e nxjerrin BDI-në dhe Ali AHmetin si fitues të zgjedhjeve të 15 korrikut.

Anketa tregon se për koalicionin “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM do të votojnë 36,5% e të anketuarve, ndërsa për koalicioni “Ripërtrirje” të udhëhequr nga VMRO – DPMNE do të votojnë 32,3% e të anketuarve.

Në bllokun politik shqiptar, për ASH-AAA do të votojnë 6,3% ndërsa, për BDI 5,5% e të anketuarve.

Ndryshe kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundimin e fushatës parazgjedhore ku me 15 korrik do të votohet për një qeveri të re në Maqedoinë e Veriut.

Votimi në zgjedhjet parlamentare më 15 korrik do të zhvillohet tre ditë, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të vazhdohet për dy orë dhe do të zgjasë prej orës 19:00 deri në orën 21:00.

Marketing