Skandal në Ambasadën turke Ivanov prezantohet si president, Xhaferi në shenjë revolte largohet nga eventi

Me rastin e 96 vjetorit të Republikës së Turqisë, Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Tulin Erkal Kara, organizoi pritje në Shkup, shkruan Lokalno.mk.

Marketing

Në këtë event morën pjesë kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska, ish-Presidenti Gjorge Ivanov dhe gruaja e tij, zëvendësministra, drejtorë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore.

Pritja u pasua nga një skandal për shkak të të cilit Kryetari i Parlamentit Xhaferi u largua në shenjë proteste kur ambasadorja u ftua të mbajë fjalim para të ftuarve. Edhe pse kryetari i Parlamentit ishte i pranishëm si organi më i lartë shtetëror në këtë pritje, ai nuk ishte në vendin e merituar dhe në shenjë proteste lëshoi sallën.

Po ashtu ambasadorja gjatë fjalimit ish presidentin Ivanov e prezantoi të parin dhe si president aktual

Marketing