Skandal në Maqedoni/ Fiton nga shteti 150 mijë euro për “hullahopka”?! DOKUMENTE

Vazhdojnë skandalet në qeverinë e Zoran Zaevit. Pas tenderit 35 milionë euro në Shëndetësi të cilin e fitoi firma që ishte themeluar katër muaj para shpalljes së tenderit, kanë plasur të tjera skandale, shkruan TS.

Marketing

Gazetari Naseri Pajaziti në profilin e tij ka publikuar dhe disa skandale se si firmat maqedonase kanë përfituar nga shteti shuma marramendëse 100 mijë euro, 150 mijë euro për hollopka dhe putër prej lajthie.

“Këto janë projektet skandaloze inovative që kanë fituar nga 100.000 deri 200.000 euro nga Fondi për Inovacione i Qeverisë. Triko (“Hulahopka” maq.) biohigjienike hiç më pak se 150 mijë euro, puter prej lajthie 100 mijë euro, e gjithçka tjetër përveç projekteve inovative. A durohet edhe kjo nga paratë e këtij populli të rrjepur!!!” ka shkruar Pajaziti.

Në këto projekte është edhe Gazeta “Sloboden Pecat” e cila ka fituar 16 mijë euro.

Ndryshe qeveria e Zaevit vazhdon diskriminimin e kompanive shqiptare, duke favorizuar vetëm ato maqedonase një praktik e qeverisë së kaluar të Gruevskit. /TS/

http://www.fitr.mk/wp-content/uploads/2018/07/FITR_rezultati_stolb_3_prv_povik.pdf