Nga një skandal në një tjetër, Taravari vazhdon të qeverisë në komunën e Gostivarit duke u bërë shembull se si një Kryetar nuk duhet të udhëheq me një komunë. Skandali i radhës i Arben Taravarit është përzgjedhja e operatorit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Taravari dhe ekipi i tij kanë zgjedhur një Agjenci Turistike për të pastruar rrugët e Gostivarit nga bora gjatë stinës së Dimrit.

Në fushatën elektorale, Taravari akuzonte që në Gostivar punojnë disa kompani, kurse në mandatin e tij ato disa kompani janë reduktuar në dy. Është kompania “Pellagonija” e cila merret me punët ndërtimore si dhe Agjencia Turistike “Nasir Tours” e cila përveç se fitoi tendere për transportin e nxënësve tani fiton edhe furnizimin publik për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Me veprimet e tij, Taravari anashkalon kompanitë që merren me këtë veprimtari dhe që kanë bërë investime për të siguruar makinerinë e nevojshme.

Për më shumë se 365 ditë qeverisje, Taravari çdo dështim e kamuflon nën maskën e viktimës, duke fajësuar vazhdimisht të tjerë. Çdo gënjeshtër e arsyeton me gënjeshtër më të madhe, çdo kriminalitet e kamuflon me
pafajësi dhe sinqeritetit të rrejshëm, por e ka të kotë sepse qytetarët kanë filluar ta kuptojnë stilin e tij të veprimit, të kuptojnë gënjeshtrat dhe inskenimet e llojit Taravari.

Pyesim publikisht Taravarin se si do ta arsyetoj veprimin e tij të fundit, që punët për pastrimin e borës ia ka ndarë një firme që të gjithë qytetarët e Gostivarit e dijnë që nuk merret me këtë veprimtari. Të gjithë qytetarët e dijnë se kjo kompani merret me transport të udhëtarëve dhe jo për pastrim të borës. E pyesim Taravarin nëse e ka ditur ose jo që pastrimi i borës bëhet me automjete të dedikuara për këtë qëllim dhe jo me autobusë që i posedon Agjencia Turistike që ka fituar tenderin prej 5 milon denarëve.

Në shtojcë linku nga dokumentacioni tenderik në Byronë për Furnizime Publike:

https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/tender-winners/0