Skandalet në Qeveri nuk kanë të ndalur

Modeli i dëshiruar turk i sigurimit bujqësor u prezantua me vështirësi në publik. Ekspertë ndërkombëtarë të fushës së sigurimeve, në konferencën e sotme, së pari e pritën pesëmbëdhjetë minuta zëvendëskryeministrin Koço Angjushev dhe Ministrin e Bujqësisë, Ljupço Nikolovski, që të paraqiten në këtë ngjarje.

Marketing

Pas mbërritjes, konferencën e hapi zëvendëskryeministri Angjushev. Dhe pastaj vijuan problemet me zërimin.

Shërbimet disa herë e ndërprenë Angjushevin dhe nga prezantimi i tij u kuptua vetëm se Agjencia e supervizionit duhet të vendosë rregulla realiste të lojës që fermerët të marrin dëmshpërblime pa rregullore të fshehura të kompanitë e sigurimeve. Nga ana tjetër, ai bëri thirrje për ngritje të ndërgjegjes së sigurimit te fermerët. Pas Angjushevit, fjalën e mori Nikollovski. Dhe problemet me zërimin vazhduan, kameramanët filluan të vrapojnë.

Fati me tonin nuk i shërbeu as atij. Ndërsa tha se Qeveria ndihmon pjesërisht fermerët, të cilët vuajnë më shumë nga ndryshimet klimatike. Kritikat i dëgjuan edhe përfaqësuesit e Agjencisë së supervizionit, dhe kur erdhi radha të deklarohen për vërejtjet, sërish pengesa. Filloi sigla e Qeverisë dhe të qeshurat.

Në vendin tonë nga 90,000 fermerë të regjistruar, vetëm 4% janë të siguruar. Shumica e tyre sigurojnë pronat e tyre, dhe vetëm 14% i sigurojnë bagëtitë. Se si shteti do t inkurajojë fermerët dhe kompanitë e sigurimeve për bashkëpunim më të madh mbetet e paqartë. Dita e Sigurimeve, kaloi në hijen e problemeve teknike në Qeveri.