Skandali me Fondin, hapet procedurë para-hetimore (VIDEO)

Prokuroria publike ka hapur procedurë para hetimore, lidhur me skandalin e Fondit pensional, të publikuar ditë më parë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Pas kallëzimit penal të bërë nga Ministrja Carovska dy ditë më parë, nga organi hetues pohojnë se lënda menjëherë është marrë në procedim, duke iu dhënë një prokurori përkatës publik.

Marketing

Prokuroria Themelore Publike

“Prokurori publik është duke i shqyrtuar akuzat e ngritura në padinë penale. Padi është ngritur kundër personave të panjohur. Është duke u hetuar nëse ka shkelje ligjore, dhe pastaj eventualisht kush do të mund të ishin personat e dyshuar.”

Ekspertët hedhin dyshime se me paratë që mungojnë të jenë paguar pensionet aktuale. Sidomos pas rritjes së pensioneve si premtime parazgjedhore. Analisti Pavle Gacov thotë se me 19 milion eurot e ndara nga Qeveria 12 mijë pensionistët e ardhshëm do të dëmshpërblehen. Por, sipas tij, buxhetit të shteti do t’i mungojnë këto para për investime në shkolla, në spitale dhe fushat tjera.

I kujt është faji, kush është përgjegjës për këtë dhe a janë respektuar procedurat duhet të hetohet. Nëse gjithçka është vepruar sipas ligjit, mendoj se faji nuk do t’i mbetet askujt. Duhet të presim pas hetimit, të shqyrtohen të gjitha faktet dhe argumentet. Megjithatë, kjo nëse është bërë me vullnet të dikujt, i bie të jetë shkelje ligjore, i cili mund të shkaktoj problem të madh edhe në të ardhmen- deklaroi Pavle Gacov, Analist ekonomik.

Ndërkaq partitë politike nga pushteti dhe opozita drejtojnë gishtin njëra-tjetrës. Gjatë periudhës 2006-2018 respektivisht kohën kur nuk janë shpërndarë kontributet pensionale për 12 mijë persona në Shtyllën e Dytë, 4 drejtorë të Fondit ishin kuadro të BDI-së dhe një Ministër i dikasterit për punë dhe politikë sociale. Bujar Osmani mohoi që kuadro të kësaj partie të kenë bërë keqpërdorime madje këto i quajti lajme të rrejshme të iniciuara nga Carovska dhe paralajmëroi padi për shpifje për mediumet. Ndërkaq, nga VMRO-DPMNE kërkojnë përgjegjësi nga Carovska për paraqitje të rrejshme të rastit, ndërsa nga Osmani për pengesë në procesin e hetimit ndaj zyrtarëve të BDI-së. Nënkryetarja e LSDM-së, Shekerinska dje tha se hendeku i Fondit pensional ishte model i qeverisë së kaluar që kanë marr paratë e Fondit për të shlyer borxhe të tjera. Kurse, nga Aleanca për Shqiptarët, thanë se ky rast është një nga shumë skandalet e deritanishme të pazbuluara, që sipas tyre, dëshmon se BDI për 16 vite nëpërmjet funksionarëve të saj ka vjedhur qytetarët e saj.

Marketing