Skandaloze, Asaf Ademi i ndan 5 mijë euro një kompanie për organizim të synetive

Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë nga konkursi vjetor për projekte me interes nacional për vitin 2019, vazhdon të shoqërohet me projekte skandaloze që janë aprovuar nga institucioni që drejtohet nga Asaf Ademi.

Marketing

Një nga projektet skandaloze për të cilin janë nda jo më pas se 5 mijë euro, është projekti që ka fituar firma për organizimin e dasmave me seli nga fshati Çajlë nga ku dhe vjen edhe Afan Elezi nga kabineti i ministrit Asaf Ademi, njofton TetovaSot.

Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë nga konkursi vjetor për projekte me interes nacional për vitin 2019, në opinionin vlerësohet si programi më skandaloz i aprovuar ndonjë herë nga Ministria e Kulturës.
Mediat raportuan që në program janë përfshi shumë firma të krijuara pak ditë para hapjes së konkursit duke thithur fonde marramendëse madje mbi 100 mijë euro.
Për këtë reagoi Kryeministri Zaev i cili paralajmëroi anulimin e të njëjtit./TS/

Marketing