SKANDALOZE: Mickovski i VMRO-së me Ziadin Selën kanë dakordësuar kandidaturën e Blerim Rekës

Në emisionin Click Plus të TV21, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është pyetur edhe për marrëdhëniet me Hristijan Mickovskin e VMRO DPMNE.

Marketing

Ahmeti mbrëmë ka zbuluar një dialog shumë interesant duke zbërthyer prapaskenat e kandidaturës së Blerim Rekës nga ana e Aleancës së Ziadin Selës dhe Besës së Bilall Kasamit. Ahmeti gjithashtu ka thënë që konsensualitetin ia ka ofruar edhe LSDM edhe VMRO.

“E kam takuar Hristijanin pas komenteve të Zekirit që LSDM do të del me kandidat të vetin dhe Mickovski më njoftoi që ka kontakte të vazhdueshme me Ziadin Selën dhe që ky i fundit i ka konfirmuar atij se do të del me kandidat për president. Mickovski na inkurajoi edhe neve që të dalim me kandidat në mënyrë që maqedonasit të maten midis vete, por ne nuk e bëmë këtë.”

“Unë aty ndëgjova që z. Sela do të del me kandidat të vetin. Kjo ndodhi pas provokimeve të Zekirit nga LSDM kur tha që partia e tij do të del me kandidat partiak.” ka shtuar Ahmeti.

Gazetari Fatmir Aliu e cilësoi këtë informacion si shumë interesant.

Marketing