Skandaloze: Qyteti i Shkupit mundohet të “merr” kompetencat e Komunës së Sarajit dhe përzihet në ingerencat

Në Komunikatën e Komunës së Sarajit, informohet se shërbimet komunale, më saktësisht inspektorati komunal ka konstatuar fillim të punimeve në një rrugë në komunën e saj, gjegjësisht në rrugën lokale Sfillare-Rashçe, që janë të ndërmarra pa asnjë bazë ligjore, pa informuar komunën e Sarajit edhe pse kjo rrugë gjendet në këtë komunë dhe është në kompetencat e vet Komunës së Sarajit. Sipas informacioneve të vet komunës këto aktivitete janë ndërmarr nga ana e kryetarit të Qytetit të Shkupit Petra Shilegov.

Marketing

“Është joligjore i gjithë aktiviteti dhe për këtë komuna ka ndërmarr dhe do të ndërmerr aktivitete formale- ligjore, në drejtim të informimit të organeve dhe institucioneve kompetente në vend të cilat kanë të bëjnë me këtë rast siç janë, Komisioni për Parandalim të korrupsionit, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera” .

Në komunën e Sarajit thonë se kjo nuk është tentativa e parë e njeriut të parë të Shkupit që të ndërhyj në kompetencat e kësaj komune dhe se vet komuna do të ndërmerr të gjitha aktivitetet ligjore në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të saj.

Marketing