Skandaloze/Rrezikohet jeta e maturantëve, drejtori i mjekësisë në Gostivar shkel ligjet në fuqi!

Sot (28.05.2021) në periudhën nga ora 06.00 deri në ora 08.00, zyrtarët policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-DPB Gostivar, kanë vepruar në përputhje me planin e përgatitur më parë për kontroll dhe inspektim në transportin publik, në lidhje me respektimin e masave në transportin e udhëtarëve gjatë epidemisë.

Marketing

Në këtë mënyrë, në autostradën Gostivar-Kërçovë, është kryer kontroll në tre autobusë nga një agjenci e udhëtimit nga Gostivari dhe është konstatuar se nuk janë përmbajtur masave për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive.

Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër personit juridik dhe përgjegjës, do të paraqitet një parashtresë adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

Sipas informacioneve paraprake, në këtë autobus kanë qenë nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë në Gostivar dhe më saktësisht maturantët e shkollës.

Kështu, drejtori Elbash Abazi ka rrezikuar jetën e maturantëve në kulmin e pandemisë me Covid 19, duke lejuar që në autobus të udhëtojnë mbi 55 maturant në realcionin Gostivar – Durrës.

Sipas të dhënave të fundit, kjo ngjarje ka shkaktuar revoltë edhe tek prindërit e maturantëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e drejtorit Abazi.