Skano: Sa më të pakujdesshëm të jemi, aq më gjatë virusi do jetë prezent mes nesh

Këshilltari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Fabio Skano apeloi për kujdes të shtuar ndaj gjendjes me virusin korona, sepse sipas tij virusi edhe një kohë të gjatë do të jetë mes nesh. Ai rekomandoi që të respektohen dhe zbatohen me përpikëri rekomandimet e qeverisë që kanë të bëjnë me mbrojtje nga Kovid-19.

Marketing

“Veprimet do të jenë shumë të rëndësishme, për të shpëtuar jetë njerëzish. Vizita ime këtu është në kohën e duhur. Virsui edhe një kohë të gjatë nuk do të shkoj. Vizita ime ka për qëllim që të shoh nga afër zhvillimet rreth luftës kundër Kovid-19”, u Shpreh Skano sipas të cilit përgjigjja e qeverisë ndaj Kovid-19 ishte e fuqishme.

“Jam i impresionuar nga ana e punonjësve të cilët në mënyrë më të mirë të duhur iu qasën luftës kundër virusit”, tha Skano, këshilltar i OBSH-Evropë.

Marketing