Skender Rexhepi Zejdi: Ditëve në vazhdim pritet vendimi për pronësinë e Lëvizjes BESA

“Nuk ka vendim definitiv të Gjykatës së Apelit sa i përket pronësisë së Lëvizjes BESA”, tha sekretari i kësaj partie Skender Rexhepi. Ai në emisionin ‘Studio e Hapur’ në TV SHENJA tha se megjithë kontestin e vulave, të gjitha organet e partisë janë funksionale.

Marketing

Rexhepi vlerëson se kontestin e pronësisë së partisë e ndihmon edhe drejtësia jofunksionale dhe selektive në Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi i fundit (pronësisë së Lëvizjes BESA) nuk është final por pritet të dalë ditëve në vijim”, tha Rexhepi.

Sipas tij, është më tepër se joligjore zvarritja për më shumë se një vit e çështjes së pronësisë së partisë.

I pyetur për ndonjë ndikim që po e pengon këtë proces, Rexhepi tha se ata të cilët edhe e sollën BESËN në këtë amulli, të njejtit ndikojnë në zvarritjen e një vendimi.

“Ata vazhdojnë ta ruajnë këtë gjendje të status quos të këtij subjekti politik. Njerazit të cilët kanë qenë shkaktarë për një ngjarje të tillë, dikush e ka iniciuar këtë padyshim. Shërbimet të cilat e kanë bërë përçarjen janë po të njejtat që po e zvarrisin këtë proces dhe po e mbajnë në sirtarët juridik”, deklaroi Rexhepi.