Skenë e frikshme: 11 mijë zogj bien njëherësh nga qielli të ngordhura (VIDEO)

Banorët e rajoneve të moçaleve në Montana të SHBA i ka frikësuar një skenë e tmerrshme, më shumë se 11.000 zogj kanë rënë të ngordhura nga qielli.

Marketing

Ekspertët pretendojnë se gati një e treta e zogjve në rrethinën e Liqenit të Madh kanë ngordhur apo kanë pësuar lëndime serioze gjatë motit të keq, kur era frynte me shpejtësi prej rreth 112 kilometra në orë.

“Në mes të zogjve të cilët kanë mbijetuar në liqen – rreth 5 për qind të patave të egra dhe rreth 40 për qind të pelikanëve tregojnë shenja të lëndimeve, apo vështirësi në lëvizje. Shumica i kanë krahët e thyera, kafkat e thyera, apo kanë lëndime në organe e brendshme”, thotë Justin Po, biolog dhe ekspert për kafshët e egra, percjell Insajderi.com.

Në rajonin e Liqenit të Madh gjatë sezonit vendosen me dhjetëra mijëra zogj shtegtarë dhe zogj të cilët jetojnë nëpër sipërfaqe ujore, duke përfshirë edhe patat dhe rosat.

 

Marketing