‘Skriningu’, Osmani: E presim këtë moment 15 vjet

Në selinë e Komisionit Evropian, në godinën Berlimont në Bruksel, Republika e Maqedonisë formalisht filloi skrining procesin, përmes prezantimit të Kapitullit 23 – gjyqësorit dhe të drejtave fundamentale.

Marketing

Me këtë rast delegacioni i madh qeveritar, me më shumë se 40 përfaqësues, dy ditë do të qëndrojnë në Bruksel, ku Komisioni Evropian në detaje do ta prezantojë analizën e vetë për gjendjen e kapitullit 23, pritjet, mënyra me të cilën rrjedhin vetë negociatat etj.

Në fillim të takimit të punës, fjalën e tyre deri tek përfaqësuesit e strukturës negociuese dhe Komisionit e kishte zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor dhe shef i delegacionit shtetëror për negociata, Bujar Osmani.

“Ky është një moment historik për vendin tonë, si dhe për mua nder i veçantë si negociator kryesor ta shënoj fillimin e procesit të Skriningut, si një etapë finale në përgatitje të negociatave për anëtarësim të plotë ne Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani në fillim të fjalës së tij, duke theksuar historinë e përafrimit drejt Unionit, me fillimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim në vitin 2001, përmes statusit kandidat në vitin 2005, dhe deri tek rekomandimi i parë nga ana e Komisionit në vitin 2009.

Orientimi evropian dhe euro- atlantik i vendit, tha ai, paraqet pikë unifikimi të shoqërisë sonë që nga vetë pavarësia, si dhe në procesin e përafrimit drejt Bashkimit Evropian, në mënyrë të pakthyeshme janë ndërtuar gjitha Qeveritë e mëparshme, duke i bartur interesat e vendit trashëgimtarëve të tyre, të cilët vazhdojnë nga ai vend ku paraardhësit e tyre ngecën.

Ai e përmendi edhe gjithëpërfshirjen më të gjerë në kuadër të këtij procesi, duke shprehur mirënjohjen deri tek administrata, sektori civil, ekspertët etj.

“Ne e kemi të qartë se fillojmë një proces kompleks, i cili do të zhvillohet në më shumë faza, në të cilën me mijëra faqe të ashtuquajturës ‘Aki’ (Acquis), duhet t’i transponohet legjislaturës së Maqedonisë, më lejoni t’ju bind se motivimi dhe entuziazmi mes administratës, sektorit civil, përfaqësuesve të biznesit, dhe në përgjithësi tek qytetarët, që nga progresi në euro- integrime është në një nivel jashtëzakonisht të lartë, dhe ju bind që ne jemi të gatshëm, të merremi me këtë sfidë”, theksoi Osmani, duke potencuar edhe në përvojën e deritanishme të strukturës administrative, e cila në mënyrë të suksesshme implementoi detyrimet që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim, dhe e cila gjatë gjithë këtij angazhimi profesional përgatitet pikërisht për këtë moment – për procesin e negociatave.

Në përfundimin e fjalës së tij, Osmani prezantoi tre traektorët me të cilët Qeveria, si dhe i gjithë shteti do të lëvizin në kuadër të procesit euro- integrues.

“Shteti paralelisht do t’i përkushtohet implementimit të Marrëveshjeve për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Greqinë, do ta mbajë momentumin reformues për përmbushjen e vërejtjeve dhe udhëzimeve të konkluzioneve të këshillave të qershorit, si dhe fuqishëm dhe pa kompromis të hyjë në përmbushjen e detyrimeve nga skriningu shpjegues, duke u përgatitur për të, në tre fushat paralelisht, për fillimin e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm”, theksoi Osmani, duke potencuar në momentin historik për vendim. “Shans që kjo gjeneratë nuk duhet ta lëshojë”, tha ai.

Në vazhdimin e takimit, fjalën e tyre deri tek të pranishmit kishte edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, si dhe drejtori i Drejtorisë për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Kristian Danielson dhe përfaqësues të tjerë të Komisionit Evropian.

Takimi i punës në të cilën Komisioni Evropian prezantoi analizën e Kapitullit 23 – gjyqësorit dhe të drejtave fundamentale, për Republikën e Maqedonisë vazhdon gjatë gjithë ditës në vijim, ndërkaq sipas agjendës, grupi punues do të vazhdojë me punë edhe gjatë ditës së nesërme, ku dhe pritet t’ju bashkohet edhe Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Han.

Marketing