Skrinniar: Eriksen kishte nevojë vetëm për kohë

19:28 | 15 Prill 2021

Marketing

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka folur për formën e Christian Eriksen.

Eriksen vuajti që nga transferimi i tij nga Tottenham Hotspur në janarin e vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Danezi qëndronte në bankën rezervë dhe gjithçka tregonte rreth një largimi të mundshëm nga Giuseppe Meazza.

Por, së fundmi, Eriksen është bërë një nga shtyllat kryesore të Interit për rrugën e tyre drejt Scudettos, duke qenë protagonist në shumë ndeshje të rëndësishme.

Edhe Milan Skirinniar deklaroi se Eriksen është i rëndësishëm për skuadrën.

“Tani ai kupton të gjitha sepse ka mësuar gjuhën”, tha ai.

“E dinim që ishte i mirë, por kishte nevojë për kohë dhe tani është duke luajtur mirë”, shtoi ai.

“Na jep ndihmë të madhe në fazën ofanzive por edhe në atë defanzive”, përfundoi Milan Skriniar./Lajmi.net/

Marketing