Skuadra norvegjeze nënshkruan me Messin, tani kërkon Ronaldon

Skuadra norvegjeze e kategorisë së tretë, IK Junkeren, ka nënshkruar me Lionel Messin, një futbollist 16 vjeçar që së fundi ka ndryshuar emrin, në atë të idhullit të tij.

Marketing

Më parë i njohur si Daniel Are Knutsen, sulmuesi mori vendim të guximshëm për emrin e tij, duke e ndryshuar në atë të yllit të Barcelonës.

Duke u mburrur me një titull të tillë, i riu është zotuar për më të mirën dhe beson se stili i lojës së tij është i ngjashëm me atë të Lionel Messit.

“Unë kam bërë shaka më parë se tani duhet të kërkojmë edhe Cristiano Ronaldon”, ka thënë menaxheri i përgjithshëm i Junkeren, Runar Bo Eriksen

“Ne e dimë që ekziston një Ronaldo në tregun e transferimeve i cili më parë ka luajtur te Fauske/Sprint, kështu që ne e dimë se ai është atje”.

Marketing