SkySports njofton se Alaba do të bashkohet me Real Madridin

22:01 | 20 Prill 2021

Marketing

Sipas gazetarit të SkySports, Max Bielefeld, David Alaba veçse ka arritur kontratë 5 vjeçare me klubin e Real Madrid.

Bielefeld raporton se Alaba ka pranuar të nënshkruajë një kontratë që do të mbajë atë në klubin e Real Madridit deri në vitin 2026, mirëpo akoma nuk është nënshkruar asgjë.

“Kontrata nuk është nënshkruar akoma, mirëpo Alaba do ta bëjë një gjë të tillë javëve në vazhdim”, thotë Bielefeld, përcjell lajmi.net.

Akoma nuk është raportuar ndonjë detaj mbi kontratën e austriakut.

Alaba ka njoftuar për largimin e tij nga klubi i Bayern Munich përmes një konference për shtyp më 16 shkurt ./Lajmi.net/