Rreth 200 përdorues të shërbimeve elektronike qeveritare morën sot një mesazh se ata pritej të arrestohen, i cili rezultoi se ishte dërguar gabimisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë.

Në fakt, kjo ministri testoi vetëm dërgimin masiv të mesazheve, të cilat do të përdoren gjatë presidencës sllovene të Këshillit të BE-së, në mënyrë që të informojë personat që aplikuan për monitorim elektronik të ngjarjeve për ndryshimet në datat e atyre ngjarjeve, raporton portali 24UR.

“Të gjithë do të arrestoheni”, thuhej në një mesazh të marrë nga rreth 200 përdorues, por 45 minuta më vonë përdoruesit morën një mesazh tjetër me ndjesë.

Siç u tha, ishte një “gabim njerëzor”.

Artikulli paraprak​Si të humbni peshë shëndetshëm pas izolimit?
Artikulli tjetërDeschamps konsideron ta ftojë Hernandezin për Euro 2020