Qeveria e Sllovenisë ka vendosur masa të rrepta për kufirin me Kroacinë, Francën e Çekinë.

Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me Covid-19, qeveria sllovene ka vendosur që nga dita e shtunë të heqë nga ‘lista e gjelbër’ Kroacinë, Francën dhe Republikën Çeke, njoftoi sot qeveria sllovene.

Kjo do të thotë që udhëtarët nga këto vende do të jenë në listën e verdhë, dhe se do të ketë një kontroll më të rreptë kur të hyjnë në Slloveni, dhe se ata duhet të shkojnë në një karantinë dyjavore, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.