Smailoviq: Projekte të reja në “Rrugë dhe Rrugica” dhe kushte më të mira për të punësuarit

Sistem që do të mundësojë lirimin e rrugës për Ndihmën e Shpejtë me qëllim që të mbërrijë sa më shpejtë në Qendrën Klinike, projekte të reja ekologjike, vendosje të ushqimit me vakt të ngrohtë për punëtorët, motivim të punëtorëve të përgjithshëm, rritje të pagave të tyre dhe përmirësim të kushteve për punë. Këto janë pjesë e detyrave të reja që do të duhet të realizohen deri në fund të vitit në Ndërmarrjen Publike “Rrugë dhe rrugica”.

Marketing

Drejtori i “Rrugëve dhe rrugicave” SenadSmailoviq për MIA-n deklaroi se në të kaluarën kjo ndërmarrje ka qenë më joatraktive, e anashkaluar dhe në gjendje më të keqe për dallim nga të tjerat në kuadër të Qytetit. Me një borxh prej 160 milionë denarëve, që e kanë ulur në rreth 90 milionë denarë,momentalisht ka 260 të punësuar, të cilët kanë pasur dy paga të papaguara kur ai e ka marrë postin. Pagat, siç u shpreh, tani janë të rregullta.
„Problemi më i madh është makineria e pamjaftueshme, e cila është e vjetruar dhe në numër të vogël, ndërsa nevojat e qytetit janë tepër të mëdha, si edhe kushtet e pamjaftueshme për punë. Ndërmarrja ka bazë minimale të asfaltit që është e vjetër 50 vite dhe nuk mund t’u përgjigjet nevojave të qytetit për intervenim më të madh„, bëri të ditur Smailoviqi.

Ai shprehet se është i kënaqur nga punëtorët dhe shton se duhet të motivohen për të punuar.

„Punojnë, mundohen, por duhet të jenë të motivuar, të paguar për këtë punë. Pagat ishin të ulëta, jemi duke i rritur gradualisht, në kuadër të mundësive tona„, shprehet Smailoviqi. Konsideron se me vendosjen e vaktit të ngrohtë do të rritet efektiviteti i punëtorëve. Me siguri kjo do të ishte ndonjë ndërmarrje që do të sillte ushqim në objekt.

Gjatë periudhës së dimrit rregullohen pusetat

Smailoviq shprehet se nga banorët e komunave KisellaVodë, Butel dhe Çair kanë më së shumti ankesa për cilësinë e rrugëve. Reagime kanë pasur edhe nga qytetarët se pusetat nuk janë të niveluara mirë.

-„E rregulluam pusetën te Kopshti Zoologjik dhe tri puseta në “TeodosijGolloganov”. Gjatë periudhës dimërore meqë nuk mund të asfaltojmë, përveçse të mbulojmë vrimame asfalt të ftohtë, u orientuam në rregullimin e pusetave. Duam të bëjmë një tendencë që të ketë një brigadë që do t’i rregullojë pusetat në qytet. Të punojë vetëm në këtë problematikë„, tha Smailoviqi.

Pas ankesave të qytetarëve, tha se është ndryshuar mënyra e punës së shënimit të rrugëve dhe e gjithë kjo bëhet vetëm gjatë mbrëmjes.
Lidhur me ankesat e banorëve të Komunës së Butelit për rrugën “AleksandarUrdarevski”, shprehet se punohet rrënjësisht, ajo është duke u sanuar për ta bërë ashtu siç duhet. Qytetarët kritikojnë, janë të vetëdijshëm për këtë ose na kritikojnë me të drejtë. Për një deri dy muaj rruga do të duhej të jetë e përfunduar.

Përkujtoi se me Qytetin e Shkupit, vitin e kaluar janë orientuar në lirimin e hapësirës për këmbësorë. Janë bërë shtigje për biçikleta, është rregulluar kaosi në Bit Pazar me tezgaxhinjtëe paligjshëm, është bërë një shesh i vogël, aksi nga Bit Pazari drejt QT “Mavrovasja” është me shtylla të vogla dhe tani ai është shteg për këmbësorë. Planifikojnë shteg për biçikleta nga Buteli deri në Qendër.
Punohet në atë që Qyteti i Shkupit të ketë furnizim grupor për të gjitha ndërmarrjet publike në kryeqytet. Me këtë NP “Rrugë dhe rrugica” pret që ta përtërijë makinerinë e saj. (koha.mk)