SMS-ja e Rusksokës: “Do t’ju shkund nga brekët, gjithë Këshillin”

Gjykata e Apelit sot në kolegjium ka debatuar pas paralajmërimit të Villma Ruskoska se do të ngrejë hetim financiar kundër gjykatësve të cilët mbrëmë kanë sjell vendim për lirimin e Katica Janevës nga paraburgimi dhe ndërrimin e masës me arrest shtëpiak.

Marketing

Kolegjiumi, siç theksohet në komunikatën e Apelit ka vlerësuar se deklarata e Ruskoskës është paushallë, të pa bazë dhe përzierje të ashpër në punën e gjyqësorit.

“Ju njoftojmë se mbrëmë, nga ana e Prokurorit Publik për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskoska, është dërguar SMS porosi deri tek një anëtarë i Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit, i cili ka marrë pjesë në procedurën ankimore me rastin e ankesave të Katica Janevës, porosia ka këtë përmbajtje:

“Në rast se ti me Këshillin e keni lëshuar Katicën, ta dish se do tju shkund nga brekët gjithë Këshillin me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si Ju, asnjëherë nuk do të hyjmë në BE. Në rast se nuk është Këshilli yt, kërkojë falje. Por në rast se jeni Ju, do ta shihni”, thuhet në SMS e Ruskoskës.

Gjykata e Apelit-Shkup, lidhur me përmbajtjen e SMS porosisë, shpreh qëndrimin se kjo paraqet kërcënim direkt dhe përzierje të ashpër në punën e gjykatës ku Prokuroria Publike është vetëm palë në procedure.

Gjykata e Apelit mbrëmë e pranoi ankesën e Janëvës dhe i caktoi masën e arrestit shtëpiak, pas çka ajo e lëshoi burgun e Shutkës dhe u vendos në banesën e djalit të saj në afërsi të Klubit të deputetëve. Prej atje do ta pres seancën gjyqësorë të caktuar për më 3 dhjetor.