Deputeti i opozitës shqiptare Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka dhënë disa fakte dhe numra për rritjen e popullsisë shqiptare në Maqedoni, duke thënë se kjo është njëra ndër shkaqet që është ndërprerë regjistrimi i popullsisë, përfshirë këtu edhe mobilizimin e diasporës për tu regjistruar sa më masovikisht.

“Brenga është të numri i maqedonasve pavarësisht se ata kur nuk flasin për numrin e tyre. Në Maqedoni kemi 85 komuna, prej atyre, në 42 komuna kemi ulje të numrit të popullsisë. Mortaliteti është më i madh se i lindjeve. Prej atyre 42 komunave vetëm një është e shqiptarëve, është komuna e Kërçovës. Në këtë periudhë 2009-2018, numri i maqedonase ka rënë për 35 mijë, ndërsa i shqiptarëve është rritur për 53 mijë. Gjithnjë bazohem në të dhënat të ESHS-së. Kumulativisisht diferenca ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve është 88 mijë në favor të shqiptarëve. Në këtë prej 2008 numri i popullatës është rritur për 30 mijë veta. Kontributi i popullatës maqedonase është minus 62%, kontributi është negativ. Pra maqedonasit kanë më tepër vdekje se lindje. A e dini se është kontributi i shqiptarëve, plus 133%. Vitin 2019, numri i foshnjave të porsalindur 35.6% janë shqiptarë, vetëm në rrethinën e Shkupit janë 40% shqiptar. Kjo është brenga e tyre dhe normalisht paraqitja masovike e diasporës”, deklaroi Snopçe në emisionin “ENTER” në TV SHENJA.