Socialdemokratët në pushtet fituan në zgjedhjet në Suedi

Partia Socialdemokrate Punëtore suedeze në pushtet fitoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Suedi, por së bashku me partnerët e saj të koalicionit – Partia e majtë Socialiste dhe Partia e Gjelbër Ekologjike, nuk arriti të sigurojë shumicën në Parlamentin e ri.

Marketing

Sipas rezultateve zgjedhore jozyrtare, socialdemokratët fituan 28,4 për qind të votave dhe 101 vende në 349 Riksdagun suedez, para Partisë të moderuar konservative me 19,8 për qind dhe 70 mandate të fituara.

Rezultat më të madh në krahasim me zgjedhjet e mëparshme arriti partia populiste. Demokratët suedez me 17,6 për qind të votave dhe 62 deputetë, me çka në kushte kur asnjëri bllok nuk siguroi shumicë në Parlament, mund të luajë rol kyç në formimin e Qeverisë së ardhshme.

Vende në Parlament siguruan edhe Partia e Qendrës, e cila do të ketë 31 deputetë, Partia e Majtë me 28 mandate, Demokratët Kristianë me 23, Partia Liberale me 19 dhe Partia e Gjelbër me 15 deputetë.

Në këtë mënyrë koalicioni i socialdemokratëve fitoi 144 deputetë, ndërsa blloku i konservativëve, centristët, demokristianët dhe liberalët 143 mandate. Për shumicë në parlament nevojiten së paku 175 deputetë.
Pas publikimit të rezultateve fillestare, njeriu i parë i Partisë së moderuar, Ulf Kristershon e ftoi kryeministrin dhe liderin e socialdemokratëve Stefan Lloven që të japë dorëheqje.

“Qeveria e tij ishte deri këtu. Tani ai duhet të japë dorëheqje”, porositi Kristershon.
Loven nga ana e tij deklaroi se do të mbetet në funksionin kryeministror edhe në javët në vazhdim dhe bëri thirrje për bashkëpunim ndërmjet partive politike.

“Kemi dy javë deri në seancës konstituive të Parlamentit të ri. Do të vazhdoj të punoj si kryeministër me respekt për votuesit dhe sistemin zgjedhor suedez”, theksoi Loven në fjalimin para mbështetësve të tij.