Sofja jep shpresë: Jemi të hapur për dialog me Shkupin

Bullgaria mbetet e hapur për dialog të hapur dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë të Veriut, por të gjitha takimet duhet të mbahen në kushte të caktuara, sipas deklaratës zyrtare nga ministri i ri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetlan Stoev, lajmrojnë mediat bullgare.

Marketing

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, në deklaratë thuhet se “Republika e Maqedonisë e Veriut propozoi bisedë telefonike midis dy ministrave të Punëve të Jashtme dhe ajo do të realizohet sa më shpejt që të lejojë orari i ministrit Stoev”.

“Bullgaria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e hapur për dialog të hapur dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë të Veriut. Takimi ndërqeveritar mund të mbahet kur plotësohen parakushtet dhe kushtet e nevojshme. Një takim në format të tillë duhet të jetë i plotë me përmbajtje. Në këtë drejtim, kujtojmë se raporti vjetor për punën e komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore duhet të miratohet në takimin e ardhshëm ndërqeveritar. Shfrytëzojmë këtë mundësi për të kujtuar se ministri Stoev, kur mori detyrën, tha se pala bullgare mbetet e hapur për dialog dhe Qeveria e përkohshme nuk është e autorizuar të ndryshojë pozicionin kornizë të Bullgarisë, i cili u miratua me konsensus të të gjitha forcave politike në Kuvend”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Marketing