Sofje, Buçkovski takoi kryeministrin bullgar

Parlamenti bullgar riemërtoi festën “24 maj – Dita e Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe Shkrimit Sllav. Tani e tutje, kjo festë do të njihet si  “24 maj – Dita e Vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, për alfabetin bullgar, arsimin dhe kulturën dhe për letërsinë sllave”. Ky riemërim i festës vjen në kohën kur përfaqësuesi special për negocime me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, ka realizuar takimin e tij të parë me kryeministrin  bullgar, Bojko Borisov. Gjatë takimit me Buçkovksin, Borisov  ka thënë se vendi i tij po bën gjithçka që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe është bërë shumë në atë drejtim.
“Diçka ka ndodhur 6 muaj më parë, ndoshta zgjedhjet tuaja, problemet tona të brendshme, këtu është Kovidi që ndryshoi të gjithë botën. Maqedonia e Veriut është një shtet sovran dhe mund të vendosë vetë se çfarë gjuhe dëshiron të flasë. Ne në Bullgari kemi vendosur të flasim bullgarisht dhe kështu flasim. Në Maqedoninë e Veriut ju mund të vendosni se si dëshironi të flisni dhe askush nuk mund t’ju udhëzojë dhe t’ju imponojë se cilën gjuhë të flisni.”,- deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.
Përfaqësuesi special, Vllado Buçkovski, pranoi se besimi midis të dy palëve ishte dëmtuar, por ka ardhur koha që të bindet edhe BE-ja se edhe shtetet ballkanike mund të arrijnë kompromis pa pasur nevojë për negociues nga jashtë.
“Emri ynë kushtetues – Republika e Maqedonisë Veriore, nuk do të thotë që ne kemi pretendime territoriale dhe mosndërhyrja në punët tuaja të brendshme është pjesë e Marrëveshjes së Miqësisë dhe ne do ta respektojmë atë. Ti lëmë historianët të bëjnë punën e tyre.”,- u shpreh përfaqësuesi special për negocime me bullgarinë, Vllado Buçkovski.
Marketing