Sofra e Ramazanit për të 7-tin vit radhazi organizohet në Tetovë

Me nisjen e muajit të shenjtë të ramazanit organizata humanitare “Agimi i Bamirësisë” filloi me aksionin Sofra e Ramazanit “Dhuro një iftar”.

Marketing

Çdo qytetarë mund të kontribuoj me 150 denar apo 2.5 euro, apo më shume pasi çdo natë gjatë muajit të shenjtë të ramazanit do të shtrohen qindra iftare për studentët tanë!
Synimi ynë është që t’i mbulojmë të gjithë studentët e qytetit dhe për këtë na duhet përkrahja dhe mbështetja e bëmirësve.

Historiku:
– Është viti i 7 – të me radhë që e organizohet kjo, dhe me të vetmen arsye, që të kursejmë kohën dhe buxhetin e studentëve.
– Vitin e kaluar janë shpërndarë mbi 4000 iftare!

Të mirëseardhur janë:
– Ata që dhurojnë iftare, të fitojnë shpërblimin e agjëruesit,

– Ata që nuk mund të agjërojnë, por duan të paguajnë, (fidje për kompenzim të agjërimit të tyre.
Zot , bëje këtë vit më të bereqetshëm se çdo vit tjetër, sofrën e studentëve tonë nga gjithë trojet që gjenden ne Tetovë.

Marketing