Solskjaer: Bruno Fernandes më ngjason me Scholes

Ole Gunnar Solskjaer nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e skuadrës së tij, Bruno Fernandes.

Marketing

Bruno iu bashkua skuadrës së Manchester United gjatë merkatos së janarit, nga Sporting Lisbona, dhe duket se lojtari ka lënë menjëherë përshtypje të mira.

Duke komentua lojtarin, Solskjaer ka thënë se ai mund të jetë Paul Scholes i ri. Sigurisht, këto komente janë prej më të mirave që portugezi mund të pranonte.

“Ai më kujton mua Scholes si lojtar, por definitivisht një personalitet ndryshe jashtë fushës” ka thënë Solskjaer.

“Kundër Club Brugge, kur ishte në bankën rezervë, ai ecte rrotull, fliste me lojtarët që startuan, ndihmoi ata, iu dha referenca” ka zbuluar tutje trajneri.

“Ai është një lider dhe fitues. Ai dëshiron të fitojë. Ai nuk kënaqet me 99%, dhe ai më ka impresionuar. Ai është top klas” ishin fjalët e Ole.

Bruno Fernandes erdhi me shumë bujë te Manchester United. Duket se lojtari po justifikon secilin milion të shpenzuar për kartonin e tij.

Marketing