Solskjaer: Daniel James duhet të jetë shembull për të gjithë tek Man Utd

A man waves a Manchester United flag before the UEFA Champions League round of 16 second leg football match between Manchester United and Real Madrid at Old Trafford in Manchester, northwest England on March 5, 2013. AFP PHOTO / ANDREW YATES

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thurur disa lëvdata për të riun Daniel James.

Marketing

Anësori i transferuar këtë verë në ‘Old Trafford’, Daniel James, ka regjistruar disa paraqitje të jashtëzakonshme, duke fituar zemrat e tifozëve të skuadrës.Lojtari ka shënuar në dy gola të jashtëzakonshëm në dy ndeshjet e fundit në Premierligë, dhe Solskjaer nuk mund të kursente lëvdatat për të.“Ai është inkuadruar dhe ka pasur impakt që nga dita e parë në stërvitje” ka thënë Solskjaer për James, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai është shembull për të gjithë. Ai është golashënuesi më i mirë tek ne. Ai punon shumë dhe e di se mund të përmirësohet akoma” ka thënë tutje trajneri norvegjez.Golat e Daniel James janë shumë të mirëseardhura, pasi skuadra sapo ka ndarë rrugët me dyshen ofensive, Romelu Lukaku – Alexis Sanchez.

Marketing